Hulumtimet e Tregut
Mjedisi ku zhvillohet tregu tek ne, karakterizohet nga rreziqet nga më të papriturat, me një fjalë nga pasiguria. Njohuritë e besueshme, në kuptimin shkencor, konsiderohen si mjete të vlefshme në luftën për mbijetesë. Për këtë arsye, Qendra për Hulumtime «Alternativa», konsiderohet një aktor i rëndësishëm në kuadër të kësaj “lufte”. Ajo mund të kontribuojë në rritjen e produktivitetit, ndërsa ofron informata shkencore për klientët, duke i paralajmëruar ata për rreziqet dhe pasiguritë.
Hulumtime Politike
Kërkimet në sferën e politikës, gjithnjë bartin një rrezik të madh për organizatat apo kompanitë e specializuara. Kritikat më të mëdha për to, vijnë nga kjo sferë. Për këtë arsye «Alternativa» synon të shndërrohet në një institucion të qëndrueshëm e të besueshëm për klientët e saj.
Hulumtime Sociale
Qendra për Hulumtime «Alternativa», fal qasjes sociologjike, përvojës kërkimore, stafit akademik dhe forcës logjistike, është shndërruar në një entitet kryesor kërkimor në këtë drejtim. Pa hezitim mund të themi se, «Alternativa», gëzon superioritet në fushën e kërkimeve sociale.