Sondazhi i Alternativës për Prishtinën, tregon se në kryeqytet nuk do të ketë balotazh
Qendra për Hulumtime Sociale, Ekonomike dhe Politike “Alternativa”, e ka realizuar sondazhin e radhës, për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë fundjavë.
Kësaj radhe në fokus ka qenë Prishtina.
Nga 1066 respondentë (në bazë të përgjigjeve të të cilëve është nxjerr mostra, e cila si në herët e tjera është stratifikuar dy herë), 52.44% kanë thënë se do ta votojnë Arben Vitinë nga Lëvizja Vetëvendosje (LV); 20.36% Përparim Ramën nga Lidhja Demokratike (LDK); dhe 17.35% Uran Ismailin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Përqindja që do të grumbullojnë kandidatët e tjerë, do të jetë më pak e përfillshme, ndërsa sipas këtij rezultati, në kryeqytet nuk do të ketë rezultat.
Vlen të thuhet se marzha e gabimeve mbetet po ajo -+3%, përkatësisht me besueshmeri prej 98%.
Për më shumë, shihni rezultatet: