Prizreni ka vendosur për kë të votojë – publikohet sondazhi i radhës nga Alternativa Qendra për Hulumtime Sociale, Ekonomike dhe Politike
“Alternativa”, ka publikuar sondazhin për Prizrenin. Mostra është bazuar në përgjigjet e 1052 respondentëve, ndërsa është stratifikuar dy herë, për të nxjerr një rezultat sa më të saktë prej +-3%, përkatësisht 95%.
Sipas rezultateve të sondazhit, 53.75% e qytetarëve/respondetëve atje, janë deklaruar se do të votojnë për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) – Mytaher Haskuka.
Ai ndiqet nga Shaqir Tolaj i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me 22.98% dhe Anton Quni me 11.26%. Kandidatët e tjerë, sipas mostrës, do të grumbullojnë një përqindje të papërfillshme të votave.
Për më shumë, shini të dhënat e detajuara: