Sondazhi i Alternativës paralajmëron: Gara do të jetë e nxehtë në Malishevë.
Sondazhi i radhës realizuar nga Qendra për Hulumtime Sociale, Ekonomike dhe Politike “Alternativa”, një observator tashmë i pranuar për sa iu përket matjeve të opinionit publik, ka pasur për objektiv Komunën e Malishevës, përkatësisht disponimin e qytetarëve për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Mostra është mbështetur në përgjigjen e 1066 respondentëve, ndërsa ajo është stratifikuar dy herë, për t’iu avitur saktësisë prej +-3%, respektivisht besueshmërisë prej 95%.
Rezultatet e nxjerrin Alban Krasniqin nga Lëvizja Vetëvendosje si fitues me 30.02%; i ndjekur nga Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate me 27.95%, i pasuar nga Isni Kilaj nga Partia Demokratike e Kosovës me 25.42%.
Kandidatët e tjerë, sipas rezultateve të sondazhit, duket që do të grumbullojnë një përqindje të papërfillshme të votave, duke mbetur jashtë garës për të parin e Malishevës.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i votuesve në Komunën e Malishevës është 54418, numri i qendrave të votimit 35, numri i vendvotimeve 74.
Për më shumë, shihni të dhënat në vijim: